U dërgua për mjekim në Athinë, Kisha Ortodokse jep lajmin e mirë për Kryepeshkopin Anastas
Kisha Ortdhokse Autoqefale e Shqipërisë ka sqaruar ditën e sotme se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatus është e qëndrueshme dhe se po ndiqet nga mjekët specialist, në spitalin “Ungjillëzimi” Athinë, ku u dërgua dje (4 janar 2024).
“Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte i shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet e Tiranës. Gjendja e tij paraqitej përgjithësisht e stabilizuar, por për diagnostifikim më të specializuar, mjekët sugjeruan të dërgohet jashtë dhe dje, më datë 3.01.2025, u dërgua në Athinë.
Sipas deklaratës së mjekëve të spitalit të Ungjillëzimit, në Athinë, ku po trajtohet, me gjithë historikun e tij të sëmundjeve të ndryshme, gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe po ndiqet nga mjekët specialist:,- thuhet në njoftim.