“U duket vetja si fantazëm”, Daiu: Nuk po kuptohet si është të qenurit student, të realizohet provimi i klasës së 9

Menaxhimi i sistemit mësimor në kohë pandemie po rezulton mjaft i vështirë si në përshtatjen e studentëve me programin, ashtu edhe nga ana e pedagogëve e mësuesve.

Psikologia Sonila Daiu në një intervistë për Ora News, ka thënë se provimet e kalimit nga një cikël në një cikël tjetër shkollor duhet të zhvillohen.

Daiu ka thënë se paraqet problem fakti që studentët për herë të parë nuk po e kuptojnë idenë e të qenurit student në një fakultet për shkak se nuk kanë kontakt fizik me ambientet e shkollës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daiu: Ka për të ndodhur sërish i njëjti skenar nëse situata vazhdonn kështu dhe nuk do kemi rikthim total fizik në ambientet e shkollave. Sidomos në ambientetet e sistemit parauniversitar mund të hiqen provimet prapë. Provimi i klasës së 5 nuk duhej të ishte asnjëherë, ndërsa ai i klasës së 9 duhet të jetë, sepse tregon përfundimin e një cikli dhe e bën më të përgjegjshëm për më tepër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një maturant dhe një student kanë një barasvlefshmëri në rëndësi, sepse është i vështirë kalimi i cikleve. Dikush më tha që po u duket vetja fantazëm, pasi nuk po e kuptojnë ku janë dhe si është të jesh student. Kanë arritur profilin ku duan të studiojnë, por nuk kanë provuar të qenurit student.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?