U ekstradua nga Franca pasi akuzohet për trafik droge, Apeli i GJKKO lë në burg Franklin Xhelaj

Franklin Xhelaj i cili u ekstradua një ditë më parë nga Franca pasi akuzohej për trafik droge e grup kriminal është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Franklin Xhelaj i njohur si ‘Bebi’, trafikonte drogë në Greqi, Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

‘Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më 07.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 4 akti, datë 05.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Marrje në pyetje e personit të arrestuar F.Xh. dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurimit”, dhe vendosi: Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues atë të “Arrestit në burg” ndaj shtetasit F.Xh., i biri i M. dhe I., i datëlindjes ***, lindur në *** dhe banues në ***, caktuar me vendimin nr. 60, datë 19.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”-njofton Gjykata e Posaçme e Apelit.

SHKARKO APP