U ekstradua të enjten nga Belgjika, Mario Çela lihet në burg
Këtë të premte Gjykata e Posaçme konfirmon masën e sigurisë “arrest në burg” për Marjo Çelën, vëllai i Suel Çelës, i ekstraduar dje nga Belgjika.
Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.
Çela mbërriti të enjten në Aeroportin e Rinasit. Ai u ekstradua nga Belgjika, ku ndodhej i arrestuar prej vitit 2024.
KOHA JONË SONDAZH

