U ekzekutua në mes të Tiranës/ ILD: Po verifikojmë sesi Billa nga burg përjetë, fitoi lirinë
Në lidhje me ekzekutimin e 40-vjeçarit Hekuran Billa, ka reaguar edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, i cili bën me dije se ka nisur verifikimet e vendimeve që sollën lirimin nga burgu të Billës, i cili pavarësisht se ishte dënuar me burg përjetë, arriti që të dilte falë manovrave të drejtësisë.
”Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm. Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit”.