U filmua nga SPAK duke marrë arkën me peshk dhe dy mijë euro për një punësim, sot seanca për Rovena Vodën

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka mbërritur sot në GJKKO, ku do të zhvillohet seanca për të, pasi u vu në “arrest shtëpie” për korrupsion.

GJKKO la në ‘arrest shtëpie’ Vodën më 13 korrik, ndërsa akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale për të punësuar një grua, Florida Beun , gjithashtu nën arrest shtëpiak së bashku me Majlinda Hasanin.

Kjo e fundit ka rolin e ndërmjetëses dhe sipas SPAK rezulton se shfrytëzoi njohjen me zyrtaren për të hapur një vend pune dhe për këtë arsye ato janë takuar në ministri me Vodën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emri i Rovena Voda lakohet nga dy zonja, njëra prej të cilave është shoqe e ish-zyrtares së lartë ndërsa tjetra ishte e interesuar që të punësohej medoemos si specialiste në një nga dikasteret dhe gjithashtu ajo ëndërronte të ishte juriste në ministrinë e brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por gjatë konkurrimit ajo u skualifikua teksa më pas shfaqen pakënaqësitë në telefon, ku ajo tregon se kishte paguar 2 mijë euro.

E veshur me të zeza, Voda shihet teksa mbërrin në Gjykatë, e shoqëruar nga patrulla e policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?