U fut në det, i moshuari pëson atak kardiak në Zvërnec

Një i moshuar ka humbur jetën sot në plazhin e Zvërnec, pasi ka rënë në kontakt me ujin. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se ka pësuar një atak kardiak.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi K. P., 73 vjeç , lindur në Nartë të Vlorës dhe banues në Greqi , sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?