U fut në filialin e një poste private dhe vodhi paratë, shpallet në kërkim autori

Filiali i një poste private në kryeqytet është grabitur mbrëmjen e sotme nga një person, nën kërcënimin e një thike. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, ndërsa autori është ende i paidentifikuar. Ai ka hyrë në ambientet e brendshme të postës, dhe nëpërmjet kërcënimit me thikë ka marrë një shumë parash dhe është larguar me motomjet.

Njoftimi i Policisë

Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

SHKARKO APP