U fut për t’u larë në det, 67-vjeçarja pëson atak kardiak në Durrës

Një grua 67-vjeçare ka vdekur në plazhin e Durrësit, pasi është futur për t’u larë në det këtë të shtunë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në lagjen nr. 13 Durrës, njoftoi policia. Shtetasja A. Gj., 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo  ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 67-vjeçares.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?