U gjet i pajetë në rrugë nga kalimtarët, identifikohet 74-vjeçari
Aktualitet E Premte, 24 Shtator 2021 15:42
Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në Fier. Trupi i pajetë i seksit mashkull është konstatuar nga kalimtarët në rrugë, pranë morgut të spitalit të Fierit.
Mësohet se trupi i pajetë i përkiste 74-vjeçarit Hajdar Hazizi, vdekja e të cilit, paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga shkaqe natyrale.
KOHA JONË SONDAZH

