U gjet i vdekur në qeli, dalin rezultatet paraprake të ekspertizës për Andon Mëhillajn

Janë zbardhur rezultatet e para të ekspertizës për vdekjen e Andon Mehillajt, i dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa uu gjet i pajetë në qelinqë e burgut të Peqinit.

Ndërsa familjarët kanë ngritur dyshime mbi shkaqet e vdekjes duke akuzuar autoritetet për mungesën e shërbimeve mjekësore në burg, rezultatet paraprake të dala nga ekspertizxa nuk flasin për vrasje apo vetëvrasje të dënuarit.

Në raportin paraprak thuhet se ka qenë vdekje e menjëhershme për shkaqe që nuk janë sqaruar ende ndërkohë që rezultati përfundimtar pritet të dalë pas 29 ditësh.
“Vdekje e menjëhershme për shkaqe ende të pasqaruara! Do pritet rezultati përfundimtar i autopsisë pas 29 ditësh”.

Familjarët e Andon (Erjon) Mëhillajt shprehen se përgjegjës për vdekjen e djalit të tyre në burgun e Peqinit, është vetë shteti.

Familjarët janë shprehur jashtë kamerave për gazetaren e Fax News Afrovita Hysaj se Mëhillajt nuk i është ndihma mjekësore, edhe pse prej kohësh kishte pasur probleme me zemrën. Andon Mëhillaj, ishte baba i dy fëmijëve 8 dhe 12 vjeç .

Andon Mëhillaj, një nga personazhet më të njohura të botës së krimit në qytetin e Vlorës, i dënuar me burgim të përjetshëm është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në burgun e Peqinit.

Lajmi u transmetua fillimisht në Fax News, ndërkohë që mbeten ende mister rrethanat e vdekjes së tij, duke qenë se mosha fare e re, 44 vjeçare, pakëson dyshimet për shkaqe natyrale.

Andon Mëhillaj ishte anëtar i grupit të Julian Sinanajt, i dënuar si vrasës me pagesë, pasi ishte vetëdorëzuar në polici në vitin 2014. Më konkretisht Mëhillaj dyshohej se fshihej pas porositjes të disa krimeve të rënda në Vlorë, të gjitha të kryera me tritol, dhe të ekzekutuara nga serial killer Julian Sinanaj, i cili u bë më pas i penduari i drejtësisë (lexo të plotë lajmin).

Burime bëjnë me dije se Mëhillaj qendronte i vetëm në qeli, për shkak tërrezikshmërisë së lartë që paraqiste, ndërkohë që trupi i tij është gjetur i pajetë dy ditë më parë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se Mëhillaj është ndjerë keq prej dy ditësh, dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore e cila nuk i është dhënë nga ana e spitalit, duke marrë parasysh se për transportimin e të burgosurve duhen marrë masa speciale.

Të frikësuar nga lirimet e disa të fortëve, dhe buja që la pas rasti Dajti, drejtuesit e burgut të Peqinit, nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e 44 vjeçarit Mëhillaj. Ndërkohë të njëjta burime bëjnë me dije se në burgun e Peqinit momentalisht nuk ka fare mjekë, ndërkohë që pas vdekjes së tij ka pasur një revolt nga ana etë burgosurve.

Shumë prej tyre kanë goditur dyert e burgut, dhe janë ankuar për kushtet në të cilat mbahen. Nga ana tjetër familja e Mëhillajt, në qytetin e Vlorës, pretendon se ai është helmuar, në shenjë hakmarrjeje, për krimet për të cilat është akuzuar dhe është gjetur fajtor nga ana e Gjykatës

SHKARKO APP