U gjet pa kokë në Selitë, ja si ishte i veshur (FOTO)
Në Kodër Selitë në Tiranë, disa ditë më parë u zbulua trupi i një njeriu pa kokë. Ishte një kalimtar ai që njoftoi policinë për trupin e skeletizuar.
Policia nisi hetimet, por nuk ka mundur që të identifikojë trupin. Për këtë qëllim ditën e sotme, policia ka dhënë detaje në lidhje me trupin e gjetur.
Kufoma është i seksit mashkull, mosha rreth 20 vjeç dhe gjatësi mbi 160 cm. Sëbashku me skeletin janë gjendur:
Një palë atlete “adidas”
Një palë tuta, ngjyrë blu.
“I lutemi qytetarëve, se për ç’do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit pa pagesë 112 ose në numrin e telefonit 0694110202”, bën të ditur Policia e Tiranës.

KOHA JONË SONDAZH

