U gjetën pajetë në banesë, zbulohet shkaku i vdekjes së nënë e bijë në Kombinat
Aktualitet E Premte, 3 Korrik 2020 10:12
Zbardhet shkaku i vdekjes se Zhaneta e Anisa Josifit, nënë e bijë të cilat u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre në Kombinat.
Duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor mësohet se shkaku i vdekjes është agjërimi i gjatë.
Nëna me dy vajzat kanë qëndruar pa ngrënë dhe pa pirë deri sa ajo me njërën prej tyre, Anisën kanë ndërruar jetë. E vetmja e mbijetuar është vajza tjetër Blera, e cila ndodhet në spital.