U gjobit nga AKM-ja, Dritan Leli kërkon t’i hiqet licenca kompanisë së pastrimit
Një gjobë nga Agjencia Rajonale e Mjedisit për mos menaxhimin e mbetjeve urbane, nuk është mirëpritur nga kreu i Bashkisë së Vlorës. Dritan Leli kërkoi publikisht që organet kompetente të heqin licencën e firmës se pastrimit “Duka”. Sipas tij firma e pastrimit ka kohë që nuk e kryen funksionin e saj sipas kontratës. Leli tha ndër të tjera se mbetet në pritje të ndërhyrjes së organeve kompetente, për të ndërhyrë për prishjen e kontratës.
“Jam i gëzuar të ndaj lajmin se Vlora ka hyrë në një etapë tjetër të pastrimit të qytetit me standarte të larta. Këto kapacitete që do i japin Vlorës një imazh tjetër, në fakt, duhet të kishin qenë funskionale kohë më parë, nëse ndërtimi i landfillit të Sherishtës do të kishte përparuar sipas afateve të përcaktuara. Nga sot, këto mjete do të jenë në shërbim të Vlorës, në shërbim të qytetit, të qytetarëve, të turizmit, të fëmijëve, atyre që e duan Vlorën më të mirë. Meqenëse firma Duka përgjegjëse për pastrimin, se nuk deshi apo nuk mundi, e çoi Vlorën në kolaps, në zemrën e sezonin turistik. Kjo është arsyeja pse ngelem në pritje të ndërhyrjes së organeve që e kanë fuqinë për t’i hequr licencën mjedisore kësaj firme të ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Do të përmirësojmë tani e tutje shërbimin e munfuar”, u shpreh Leli.
AKM gjobiti më 9 gusht kryebashkiakun e Vlorës për shkak të mbeturinave të papastruara e menaxhuara në Vlorë, në pikun e sezonit turistik. Vetë kryeministri Edi Rama e ka kritikuar disa herë Lelin, i cili sipas tij ishte “në gjumë letargjik”.