U hodh në det nga trafikantët, policia mbledh drogën përgjatë bregdetit. Ja si shoqërohet veliera në Vlorë (Video)

Droga e kapur dje në një operacion në Darëzezë ndërsa ishte gati të trafikohej drejt Italisë u shpërnda gjatë bregdetit dhe policia ka arritur të mbledhë rreth 1 ton me pako të mëdha të mbështjella me letër celefoni.

Por në momentin që janë pikasur nga policia, dy trafikantët që ndodheshin në velierë kanë çarë pakot dhe i kanë hedhur në det. Një pjesë e tyre ka dalë në breg, deri tani 1 ton, ndërsa një pjesë ka përfunduar në det.

Operacioni i policisë është zhvilluar në kushte shumë të vështira të motit që arrinte vallëzim 5 deri në 6 ballë. Por, pavarësisht kësaj, veliera është transportuar në Vlorë për 5 orë me radhë e shoqëruar nga mjetet e policisë kufitare e Delta Force.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?