U hodh nga kati i tretë i shkollës, motivi që çoi 18 vjeçaren drejt aktit ekstrem
Një 18-vjeçare ka tronditur Tiranën ditën e sotme pasi ka tentuar të vrasi veten.
Vajza është maturante në shkollën e mesme “Myslim Shima” dhe është hedhur nga kati i tretë.
Aktualisht vajza është nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje të rëndë.
Dyshohet se maturantja ka pasur probleme me familjen.
Rezulton se vajza me inicialet M. B., është larguar tre herë nga banesa e saj, ndërsa familjarët të alarmuar kanë denoncuar në polici.
Vajza me dije se pas disa ditësh e reja është rikthyer në banesë, duke deklaruar se në të tri rastet është larguar vet me dëshirë.
Deri më tani nuk dihen motivet përfundimtare që çuan 18-vjeçaren që të ndërmerrte aktin ekstrem duke u hedhur nga kati i tretë.
KOHA JONË SONDAZH

