U hodh nga kati i tretë i spitalit, jashtë rrezikut 26 vjeçari me COVID-19 në Elbasan

Vetëm pak minuta më parë një i ri u vetëhodh nga kati i tretë në spitalin e Elbasanit.

Ai ishte i infektuar me COVID-19, ndërsa është identifikuar me inicialet H.P.

I riu kishte ardhur në spital për të bërë analizat, por në një moment i ka shpëtuar vëmendjes së të atit dhe ka kryer aktin e rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht ai ka arritur të shpëtojë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shkruan syri.net, pavarësisht se ishte në gjendje kritike pas hedhjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?