U injoruan nga pronarët e mediave të mëdha, gazetarët: Më e rëndë se dhuna mbi ne

Ditën e sotme, gazetarët zhvilluan protestë para godinës së Prokurorisë së Përgjithshme .

Protesta është nxitur prej dhunës që truproja i Markut ka ushtruar ndaj gazetarit Renaldo Salianji gjatë kohës që ky i fundit ishte në orarin e punës.

Por ajo që është vënë re ditën e sotme është fakti se vetëm FaxNews, VOA dhe “Shoqata e Gazetarëve” e kanë mbështetur dhe transmetuar këtë protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Braktisja” nga ana e pronarëve të mediave por edhe nga ana e “Shoqatës së Gazetarëve”, tregon hapur mungesën e mbështetjes dhe respektimit të gazetarit, duke bërë kështu që figura dhe integriteti i tyre të jetë i cënueshëm në çdo moment.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket se përpos reagimeve të gazetarëve të rinjë, të moshën 20-26 vjeç të pakt kanë qënë ata gazetarë, tashmë të vjetër në profesion që kanë reaguar.

Ditën e sotme më anë të një postimi në Facebook,  drejtoresha e Fax News, Nertila Spiri, ka reaguar duke u shprehur se: Te injorosh gazetaret e terrenit që mbajnë në këmbë redaksitë është më e rëndë se dhuna mbi ta. Asnje TV nuk e transmetoi live, përjashto FaxNews, sigurisht nuk mund të mungonte Zëri i Amerikës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?