U kap duke vënë baste sportive në celular, arrestohet 58-vjeçari në Berat

Një 58-vjeçar është arrestuar në një lokal në Berat pasi u kap në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet telefonit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë ushtruar kontroll në lokalin e lagjes “Barikad”, të cilin e administronte vetë shtetasi H.V.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe tre shtetas të tjerë, të cilët ishin në lokal dhe ishin klientët e 58-vjeçarit. Sipas policisë aparati celular u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Berat/Goditet nga Komisariati i Policisë Berat, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lojtari”. Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Sekuestrohet aparati celular.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Lojtari”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: H.V., 58 vjeç vjeç, banues në Berat, pasi në një lokal në lagjen “Barikad”, Berat, të cilin e administronte, u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe tre shtetas të tjerë, të cilët ishin në lokal dhe ishin klientët e shtetasit H.V. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?