U kap me armë dhe lënde narkotike, arrestohet 42-vjeçari në Kurbin
Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin, pasi u kap me armë zjarri dhe më kokainë në ambientet e një hoteli ku ai po qëndronte.
Gjatë operacionit të koduar “Alias” u vu në pranga në flagrancë shtetasi A. K. alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.
“Gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qëndronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë”, sqaron policia.
Finalizohet operacioni i koduar “Alias”.
Mbante pa leje, armë zjarri (pistoletë), arrestohet në ambientet e hotelit ku qëndronte, në Mamurras, 42-vjeçari.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe sasi lënde narkotike Kokainë.
Sekuestrohen arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe sasia e Kokainës dhe 2 celularë.
Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të punës operative dhe kontrolleve, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Alias”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K. alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.
Në Mamurras, gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qëndronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

