U kap me drogë në Angli, i riu: Në Shqipëri më kërkojnë paratë e borxheve

28 vjeçari Bledar Lala është kapur në Britaninë e Madhe në një serë të mbyllur, ku kishte kultivuar plot 200 rrënjë bimë kanabisi.

Ai u dënua fillimisht me 1 vit burg, pasi ishte hera e parë që Lala u kap me drogë në shtetin britanik.

Dy vite më parë ai ishte deportuar për në Shqipëri, pasi kishte vuajtur 2 vite burg për të njëjtën vepër penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat britanike shkruajnë se 28 vjeçarit iu gjetën 5 celularë dhe të gjitha instruksionet si të kujdesej për kanabisin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtëpia ku u gjet Bledar Lala ishte përshtatur si një serë kanabisi me bimët, dritat për ngrohje, mjetet për ujitjen etj.

Avokatja e Bledar Lalës tha se ai ishte detyruar të përfshihej në kultivimin e kanabisit, pasi në Shqipëri kishte 18 mijë paund borxhe, kjo për shkak se kishte nënën e sëmurë.

Edhe në Shqipëri Lala ka qenë i përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Për momentin ai ka nisur punë në kuzhinën e burgut, po mëson anglisht dhe thotë se kur të kthehet në Shqipëri, do të nisë punë në ndërtim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?