U kap me kokainë në Itali, reagon Policia e Shtetit: E arrestuara nuk është më efektive e jona prej vitit 2017

Mediat fqinje italiane raportuan se një agjente shqiptare u kap me kokainë por një gjë të tillë e hedh poshtë Policia shqiptare. 29- vjeçarja F.Z, sipas Policisë nuk është më pjesë e saj prej 2017 pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie.

F.Z, u kap në Itali duke trafikuar kokainë dhe mediat italiane raportuan se ishte arrestuar një agjente e forcave të rendit të Policisë shqiptare. Por kjo e fundit është distancuar duke dhënë dhe sqarimin si më poshtë.

Policia i ka sekuestruar ish- polices shqiptare rreth 76 doza kokainë, të fshehura brenda makinës, ku udhëtonte  së bashku me një bashkëkombas. Po ashtu i janë sekuestruar dhe 1430 euro.

NJOFTIMI I POLICISË

Në lidhje me një shtetase të arrestuar me lëndë narkotike nga autoritet policore italiane e cila është prezantuar si punonjëse e Policisë shqiptare sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasja e arrestuar F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.

Ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie.

Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale.

SHKARKO APP