U kapën duke luajtur poker në lokalin e djalit të biznesmenit Ymer Lala, gjykata liron 11 të arrestuarit

11 personat që u arrestuan në kuadër të operacionit “Poker 2” dolën këtë të premte përpara Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë.

Prokurori i çështjes kërkoi nga trupi gjykues caktimin e masës së lehtë “detyrim paraqitje” për të gjithë grupin, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza.

Dy ditë më parë, shërbimet policore të komisariatit numër 2 arrestuan shtetasit Ylard Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani ,Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta persona u kapën në flagrance duke organizuar lojëra fati ne kundërtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në kryeqytet. Ylard Lala, vëllai i ish-deputetes së PS, Reme Lala dhe djali i biznesmenit Ymer Lala, ishte administrator i këtij lokali. Ylard Lala rezulton të jetë edhe punonjës i Gardës së Republikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me të njëjtin operacion, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?