U kapën duke ndërtuar pa leje, arrestohet pronarja dhe dy punëtorët në Sarandë

Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi u kapën duke ndërtuar pa leje në tokë publike. Aksioni i policisë është zhvilluar në fshatin Cerkovicë në Finiq, ku u konstatua edhe rasti.

Policia thotë se të arrestuarit janë një 65-vjeçare, e cila është pronarja e objektit dhe dy punëtorët.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve: E. K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit); I. I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë).

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?