U kapën me 8 kilogramë drogë, Policia Gjermane vendos në pranga 4 shqiptarët

Raportohet se Policia gjermane ka konfiskuar rreth 8 kilogramë drogë gjatë kontrolleve në lindje të Leipzig, ndërsa në pranga ranë 4 shqiptarë.

Gjurmët e mëtejshme kanë çuar gjithashtu në Rostock, ku u gjetën rreth 1300 bimë kanabisi në një objekt. Operacioni ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Leipzig, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha.

Dy nga të dyshuarit, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar u kapën në Leipzig, dy të tjerë, një 45-vjeçar dhe një 32-vjeçar në Rostock.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkimet u zhvilluan në rrethet Schönefeld-Ost dhe Neustadt-Neuschönefeld. Aty shërbimet e policisë gjetën ndër të tjera marijuanë, amfetamina dhe kristal. Përveç bimëve të kanabisit, në afërsi të Rostokut u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim në të ashtuquajturin objekt të brendshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?