U kapën me mina me telekomandë, dy të rinjtë “kyçin” gojën para gjykatës

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të rinjtë të cilët u arrestuan tri ditë më parë parë pasi u kapën me mina me telekomandë.

Eraldo Katroshi, 19 vjeç dhe Jurgen Muho, 24-vjeç, nuk kanë pranuar të flasin përpara trupit gjykues.

Dy të rinjtë akuzohen për “mbajtje pa leje te armeve shperthyese”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i dy të rinjve 

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i të rinjve është kryer në rrugën “Teodor Keko”,  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen Polo”, e cila drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho

“Nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente”, sqaron policia.

Minat ishin të lidhura me aparat celular të markës “Nokia” (me qëllim shpërthimin e tyre ne distancë dhe të pajisura me manjet).

Policia sekuestroi edhe mjetin “Volkswagen Polo”.

Ende nuk dihet nëse të rinjtë janë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Mbajtja pa leje e armëve, i bombave apo minave ose lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e kryer në bashkëpunim”.

 

Ne foto: Minat me telekomadne te sekuestruara

Ne foto: Minat me telekomadne te sekuestruara

Ne foto: Minat me telekomadne te sekuestruara

Ne foto: Minat me telekomadne te sekuestruara

Ne foto: Minat me telekomadne te sekuestruara

Ne foto: Personat e arrestuar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?