”U këput në mes ëndrra e Bardhit”, analisti: PD nuk bashkohet për 2 arsyje

Analisti Ervis Iljazaj thotë se mundësitë e bashkimit të pjesëve të PD-së tashmë janë zvogëluar ndjeshëm, sidomos me emërimin e 4 koordinatorëve.

“Gjithë iluzioni që kishte Bardhi dhe të tjerët për të marrë ndonjë copë kur shkuan tek Sali Berisha, janë shuar me vendosjen e 4 koordinatorëve që janë besnikë të tij. Me vendosjen e koordinatorëve, Berisha i këputi në mes ëndrrën Bardhit me shokë. Këta mendonin se do të përdornin Berishën, ndërkohë këta nuk e kuptojnë që nëse ka një njeri që i përdorur të gjithë këtu, ky është Sali Berisha”.

Ai shkoi edhe më tej, duke e vlerësuar thuajse të pamundur bashkimin dhe këtu dha dy arsye. “Pjesët e PD nuk mund të bashkohen për dy arsye kryesore. Dy grupet nuk kanë as parime të njëjta dhe as interesa të njëjta. Te parimet, nuk mund të bashkohen politikisht dy grupime politike, ku njëri e quan Dumanin vrasës dhe organizatë kriminale, ndërsa tjetri thotë se ka integritet të lartë moral.

Nuk mund të bashkohen dy qëndrime politike, ku një grupin dhe lidershipi i tij është i shpallur non grata nga Britania dhe SHBA-ja dhe tjetrin shkon bën takime me Escobarin, të cilin Berisha e quan të korruptuar dhe të kapur nga Sorosi. Në politikë nuk mund të rrinë bashkë dy pjesë ku njëra është për luftë dhe tjetra është për paqe”, u shpreh Iljazi në ”A2cnn”.

SHKARKO APP