U kërkohet të dalin nga hotelet, banorët: S’kemi ku të shkojmë
Të prekurve nga tërmeti në Krujë u është kërkuar të dalin nga hotelet në Shëngjin ku janë strehuar. Fillimisht u është kërkuar të largohen në mars ndërsa tani u kanë vendosur afat deri më 3 janar. Banorët shprehen se nuk kanë ku të shkojnë pasi shteti u ka caktuar vetëm 3 mijë lekë për person në familje dhe me këtë shifër nuk gjejnë banesa me qira. ”Kam 30 vite që banoj në pallatin e shembur kanë ardhur nga Kruaj dhe na kanë thënë që do gjejmë shtëpi me qira dhe se do dalim nga hoteli. Na kanë caktuar 3 mijë lekë për njeri. Ku mund ta gjej një banesë me këtë shifër. Kemi kontrolluar nga këtu deri në Tiranë dhe nuk kemi gjetur. Jemi 108 familje. Na kërkojnë të dalim na hotelet. Jemi mbi 300 persona. Jemi mësuar me kushte të mira”. Janë të paktën 108 familje që duhet të dalin nga hotelet ku janë strehuar në Shëngjin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që u mori jetën 51 personave. /Ora News/