U konfliktuan për motive të dobëta, 37-vjeçari vret me armë zjarri një person në Shkodër
Përgjaket Shkodra në orët e para të mëngjesin. Vritet një 51-vjeçar me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, ku shtetasi Alfons Palushani 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Agron Metushi 51 vjeç, banues në Shkodër.
Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P., ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.