U konsiderua si i infiltruar në protestë, arrestohet 29-vjeçari për dhunë ndaj policisë

Një 29-vjeçar u arrestua nga policia pas protestës së opozitës para paralementit. Në një njoftim zyrtar, policia tha se u arrestua  Olsi Albarjami nga Elbasani, pasi akuzohet se kundërshtoi punonjësit e policisë.

“Ky shtetas gjatë protestës ka kryer  veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të Policisë në detyrë, veprime të dokumentuara me pamje filmike. Më pas ai është goditur nga protestues të tjerë me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë”, sqaron policia.

Policia thotë se veprimet e këtij shtetasi i ka publikuar në rrjetin social facebook Sali Berisha duke e etiketuar si punonjës policie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu policia thotë se ka proceduar në gjendje të lirë 7 persona, mes tyre edhe Gazmend Bardhin për organizim dhe pjesëmarrjë në grumbullime e manifestime të paligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?