U kthehet makina përmbys, 3 shqiptarë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me pasojë disa të plagosur ka ndodhur gjatë natës në zonën e Campanias, Itali.

Një automjet ku udhëtonin 5 punëtorë shqiptarë është përplasur dhunshëm dhe është kthyer përmbys. Makina është përmbysur në një zonë në kufirin mes Carditello dhe Casaluce.

Tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Ende nuk janë dhënë detaje se cilat kanë qenë rrethanat e aksidentit.

Të plagosurit ishin bllokuar në makinë dhe janë nxjerrë jashtë nga zjarrfikësja.

SHKARKO APP