”U ma@akrua nga gangsteri dhe u la në rrugë”, babai i Elgi Progës tregon pengun e asaj dite: Policia na gënjeu

Nazmi Proga, babai i Eglit ka hedhur akuza të forta për vrasjen e djalit të tij. I tronditur thellë nga tragjedia, ai thotë se djali u masakrua dhe policia bashkë me ambulancën reaguan me vonesë, ndërsa për ”Top Channel”, shton se Egli nuk e meritonte të rrinte i shtrirë për 30 minuta në tokë. Për Nazmiun kjo ngjarje është një peng i madh. Atë pasdite në barin e marrë me qira shërbente ai, por i biri e përcolli në shtëpi duke i thënë se do të takonte një shok e do të bashkoheshin në shtëpi, gjë e cila nuk ndodhi.

Deklarata e plotë

Tentuan ta fshinin gjoja rrëshqiti sepse ishte i pirë, djali u godit dhe u vra nga njerëz kriminel ordinier të pashpirt. Nuk e njoh farë, nuk e mbaj mend të ketë ardhur në lokal. Ka qenë problematik, një gangster dhe ishte me precedent penale. Mosveprimi i shtetit ndodhi të vepronte akoma me keq. Nuk e kam njohur më përpara.

Unë nuk di gjë, di gjë që doli nga lokali, duke ecur rrugës, është shumë në rregull. Mbylli lokalin dhe vazhdoi rrugën, pastaj nuk e kanë kapur më kamerat. Por ka kamera përballë supermarketit. Veprimi më shumë ka ndodhur brenda një lokali, dyshoj a u thirr apo hyri vetë. Ik ti i thash djalit se do rri unë në lokal, por takoj një shok dhe e ktheu, tha do rri dhe pak dhe do vi. Djali doli pastaj në kamera e keni të filmuar, goditja është bërë brenda. Ka plot dëshmitarë. Më duket ka ndodhur për një cigare, është e tmerrshme, njerëzit që ishin aty i dinë të gjitha dhe ata duhet të tregojnë.

Deri në prag ka dalë djali dhe është dorëzuar. Policia ka dashur të fshehë motivin, insistoj me forcë që institucionet të zbardhin ngjarjen dhe të merren masa për autorin. Nuk është rrëzuar djali, e kanë goditur prandaj, por do dalë e vërteta. Le të ketë njerëz ai, mos të mbrojtet nga institucionet. Unë atë djalë kisha, me dy fëmijë, i përkushtuar me punë të mbante familjen.

Egli gjithmonë ishte i qeshur, fillonte punën që në mëngjes, me shokët ishte i shkëlqyer, me ne po. Nuk dinte të thoshte njëherë jo, ishte baba i dy fëmijëve. Vëllai i një motre, motrën e ka juriste, çfarë të them. Spitali duhet të ishte më në gatishmëri, ishte djali në morg pa një infermier pa asgjë. Prandaj i lutem shtetit të dalë e vërteta, boll me miq me shtet, me leke, boll se çdo gjë ka kufi.

Familjarët e tij nuk janë afruar, edhe sikur të tentojnë nuk do ti pranoja. Çështe më e çudtishmja, një heshtje nga policia, indiferentizëm. Si nuk ka ardhur njeri të pyesi, ore baba çfarë ndodhi a di gjë më tepër. Absolutisht jo, kështu është e vërteta. Kemi bërë një padi dhe do e ndjekim deri në fund. Nuk e lëmë me kaq, do dali e vërteta.

SHKARKO APP