U mbyt në kovën me ujë, humb jetën fëmija 1-vjeçar

Në fshatin Mesmal të Korçës, në oborrin e banesës, një vogëlush i moshës 1 vjeç e gjysmë, është mbytur në një kovë me ujë.

Burime zyrtare nga policia thanë se vogëlushi po vraponte në oborr, ku është penguar dhe ka përfunduar me kokën dhe gjysmën e trupit brenda kovës me ujë.

Kanë qenë prindërit ata që e kanë gjetur vogëlushin gjysmë në ujë, duke e dërguar me urgjencë në spital.

Përballë shqetësimit të prindërve, bluzat e bardha kanë këqyrur të miturin dhe kanë konstatuar vdekjen e tij.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, si pasojë e shpërqendrimit të prindërve për pak çaste nga i vogli i tyre.

SHKARKO APP