U mbyt në Velipojë, një javë më vonë do martonte motrën
Detaje tragjike dalin në dritë nga vdekja e 30-vjeçarit të dielën në Velipojë, i cili humbi jetën pasi tentoi të shpëtonte nga mbytja të fejuarën e tij.
30-vjeçari Ervid Palaj, kishte vetëm 7 muaj që ishte fejuar me partneren e tij, e cila punonte në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale. Ndonëse e djeshmja duhet të ishte një ditë relaksi për çiftin e ri dhe motrën e viktimës, ajo u kthye në tragjedi.
Tragjedia thellohet edhe më shumë, pasi mësohet se javën që vjen në familjen Palaj do të kishte gëzim, pasi motra e Ervidit do të martohej. Po ashtu bëhet e ditur se 30-vjeçari kishte punuar si punonjës social në Dajç.
KOHA JONË SONDAZH

