U mor peng nga një “BMW” në Elbasan, vajza hap derën dhe shpëton
Aktualitet E Martë, 14 Shtator 2021 04:40
Një vajzë është rrëmbyer mesditën e sotme, por fatmirësisht pengmarrja ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi ka ndërhyrë policia duke e shpëtuar.
Teksa makina po kalonte në rrugën e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, vajza ka hapur derën duke thirrur “Ndihmë, ndihmë”.
Në këtë moment policia i është vendosur në ndjekje makinës dhe pas disa minutash ka arritur që të arrestojë autorin e pengmarrjes.
KOHA JONË SONDAZH

