U mor peng për pak orë, Gjoka i arrestuar më parë për gjobë: 25 mijë euro ose…

Emri i Dod Gjokës, që u mor peng ditën e sotme pas një sherri në Lezhë dhe më pas u lirua, nuk është i panjohur. Ai në vitin 2017 është arrestruar për vendosjen e një gjobe me vlerë 25 mijë euro ndaj një biznesmeni, duke e kërcënuar në bashkëpunim se “do i vriste djalin”.

Biznesmeni bashkëpunoi atëkohë me Policinë pas denoncimit, në një operacion me dorëzim të kontrolluar. Tani Gjoka rezulton të jetë një punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë. Disa ditë më parë, banorët e Kaçinarit protestuan kundër ndërtimit të HEC-it.

”Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në perimetrin rrethues dhe në akset lidhëse. Kjo me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh. Autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D.Gj, i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?