U ndalua nga policia se mbante flamurin e PD në makinë
Një banor i Beratit, sipas tij, i ndaluar nga policia pas protestës së fundit të PD-së sepse mbante në makinë një flamur të kësaj partie, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos tremben.
“U bëj thirrje të mos tremben, të vijnë në shesh, të trefishohen, se nuk janë vetëm, nuk i lë njeri vetëm, nëse do t’i marrë brenda klika e këtyre maskarenjve”, tha qytetari, ndërsa mori duartrokitjet e të pranishme gjatë takimit me kryedemokratin Lulzim Basha.
Më tej Basha tha se kjo tregon që, që prej 16 shkurtit, ka ndryshuar pak peshorja.
“Deri në 16 shkurt njerëzit kishin frikë qeverinë, tani ka frikë Edi Rama njerëzit. Njerëzit nuk kanë më frikë, kanë shpresë. Akti i djegies së mandateve e ka ndarë shapin nga sheqeri. Ju e dini se kush qëndron në atë sallë të inkriminuar për të vjedhur shqiptarët, nuk është në krahun tuaj. Ne nuk mund të rrinim në krahun e kriminelëve. Ne jemi në krahun tuaj. Asnjë hap mbrapa, të gjithë përpara. Më 16 Mars ju ftoj të jemi të gjithë bashkë aty. Të gjithë të bashkuar, kemi për ta fituar!”, tha kryedemokrati.
KOHA JONË SONDAZH

