U ngrit për të dënuar ”peshqit e mëdhenj”/ Vendimi i parë nga GJKKO, është dënimi me 120 orë punë…
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ngritur për të patur në fokus gjykimin dhe dënimin e zyrtarëve të lartë e ka nisur sot me rast qesharak. Vendimi i parë i GJKKO lidhet me dënimin e një personi të akuzuar për korrupsion ndaj një polici.
GJKKO ka dënuar sot me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet, shtetasin Vilson Meminin, një person që është akuzuar për veprën penale “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë detyrë publike”.
Ky qytetar ishte vënë nën hetim nga SPAK (Prokuroria e Posaçme), pasi ka tentuar që të korruptojë një efektiv policie duke i dhënë 1 mijë lekë të reja. GJKKO-ja shton se ky nuk është do të jetë rasti i vetëm që do të jepet dënim për korrupsion.