“U nisën drejt 27 vendeve të BE”. Dalin pamjet, ja si po bëhet paketimi dhe shpërndarja e vaksinës antiCovid në Europë

Komisioni Europian bën sot me dije se ka nisur shpërndarja e vaksinave anti-Covid në 27 vendet e Bashkimit Europian.

Përmes një videoje të publikuar në “Twitter” KE thotë se dozat e vaksinave janë paketuar dhe janë nisur drejt vendeve anëtare të unionit.

“Pasi paketuan me kujdes dozat e vaksinave të sapo miratuara të koronavirusit, ato u nisën për në 27 vendet e Bashkimit Evropian,” thotë KE.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto vaksina së shpejti do të arrijnë në destinacionet e tyre për t’u përdorur gjatë, më 27, 28 dhe 29 dhjetor”, vijon deklarata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që Rregullatori i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër vaksinës së Pfizer dhe BionTech, duke lejuar nisjen e vaksinimeve të para më 27 dhjetor.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, kanë premtuar se BE do ta ndihmojë edhe Ballkanin Perëndimor me vaksina kundër koronavirusit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?