U nisën drejt Tajlandës dhe përfunduan sërish në Durrës, odiseja disa mujore e 2100 tonë mbetjeve të Kurum

102 kontejnerë me 2,100 tonë mbetje, të nisura nga porti i Durrësit drejt Tajlandës nga kompania shqiptare “Sokolaj”, u kthyen në Shqipëri në nëntor 2024. Refuzimi i ngarkesës erdhi pas alarmit të organizatës mjedisore “Basel Action Network”, e cila paralajmëroi se mbetjet përmbanin plumb, krom dhe kimikate të tjera të rrezikshme.

Ngarkesa mbahet aktualisht në Porto Romano, ndërsa prokuroria e Durrësit, me përfshirjen e zyrës OLAF të Bashkimit Evropian, po vazhdon hetimet për të përcaktuar natyrën dhe origjinën e mbetjeve. Autoritetet shqiptare nënvizuan se rikthimi u krye vetëm pas kontrollit dhe procedurave ligjore të nevojshme. Destinacioni i saj ishte Tajlanda, e cila i refuzoi kontenierët pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ (BAN) me seli në Seattle të Shteteve të Bashkuara, pas një sinjalizimi që ajo kishte marrë nga Shqipëria.

Sipas kësaj organizate, dyshohej se bëhej fjalë për pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, më përmbajtje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer. Kontejnerët u ngarkuan në portin e Durrësit, pasi mbetjet kishin qëndruar më parë në një mjedis të hapur. Eksporti i tyre u krye nga kompania shqiptare Sokolaj, e cila në deklaratat doganore dhe dokumentacionin shoqërues dorëzuar autoriteteve nuk ka njoftuar se bëhet fjalë për mbetje, aq më tepër të rrezikshme, siç dhe janë ngritur dyshimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në muajin gusht, pas alarmit të dhënë nga BAN, ngarkesa mori rrugën e kthimit për në Shqipëri. Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Mjedisit, dolën me një qëndrim të përbashkët ku theksonin se “Shqipëria nuk mund të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria e Durrësit më 27 tetor 2024 një ditë përpara se anija të shfaqej pranë portit të Durrësit urdhëroi sekuestrimin. Për këtë rast në hetime u përfshi dhe zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel. Që prej kthimit, mbetjet mbahen ende në Porto Romano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?