U pagua për të dhunuar një person, policia arreston autorin dhe porositësin

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia, në vazhdën e hetimeve për një ngjarje të ndodhur të enjten e 25 tetorit në Kamëz, ku përplasi qëllimisht me automjetin e tij një mjet tjetër, për t’u përleshur më pas fizikisht me drejtuesin e këtij të fundit, duke përdorur edhe një armë zjarri.

Elis Ademi dyshohet për “vrasje të mbetur në tentativë”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “shkatërrim i pronës” dhe “prishje e qetësisë publike”, veprat penale për të cilat do të hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës.

NJOFTIMI I PLOTË

Swiss Digital Desktop Reklama

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Kamëz më datë 25.10.2018, ku shtetasi Elis Ademi, duke drejtuar mjetin tip “Ford” përplasi qëllimisht mjetin tip “Volksvagen” i cili drejtohej nga shtetasi I. Xh., dhe më pas u konfliktua fizikisht me të duke përdorur dhe armë zjarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia arreston shtetasin Elis Ademi, 32 vjeç, si dhe identifikon e shpall në kërkim bashkëpunëtorin dhe porositësin e kësaj ngjarjeje.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale dhe arma e zjarrit.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, pas një pune intensive hetimore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

– Elis Ademi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Elis Ademi është paguar nga shtetasi S. C., për të dhunuar fizikisht shtetasin I. Xh.

Shtetasi Elis Ademi për kryerjen e kësaj porosie ditën e ngjarjes kishte marrë dhe shtetasin F. M., duke i premtuar një shumë monetare.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit:

– S. C., porositës i dhunimit fizik të I. Xh.

– F. M., bashkëpunëtor i shtetasit Elis Ademi.

Në vijim të veprimeve hetimore policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit të cilën shtetasi Elis Ademi pas ngjarjes e kishte hedhur në Qerek, në zonën e Fushë Krujës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit E. A., për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76 e 22, 25, 278/2, 150 dhe 274 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?