U përfshi nga flakët, shkrumbohet plotësisht Range Rover në Pogradec
Përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit një mjet tip Range Rover. Mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1, ku mjeti tip është djegur thuajse plotësisht. Sipas burimeve, mësohet se mjeti është në pronësi të E. Maxharit, i njohur për policinë e Pogradecit.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr.1, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit E. M., i cili ka qenë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

