Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Edhe aksi nacional Skrapar–Përmet rrëzohet, pse prokuroria nuk heton kompaninë “Salillari”?!

Edhe aksi nacional Skrapar–Përmet rrëzohet, pse prokuroria nuk heton kompaninë “Salillari”?!

Ekonomi
E mërkurë, 25 Shkurt 2026 17:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Probleme serioze janë raportuar që prej mbrëmjes së djeshme në aksin nacional Skrapar–Përmet, ku një pjesë e rrugës është dëmtuar rëndë, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Sipas informacioneve nga zona, asfalti është çarë në mes të segmentit rrugor dhe në një pjesë të konsiderueshme rruga ka pësuar shembje. Dëmtimi është konstatuar në fshatin Rog Çepan, në afërsi të Përmetit, në një aks që ishte përfunduar në para pak vitesh nga kompania ndërtuese “Salillari”.

Ndërkohë situata është komplikuar edhe në hyrje të qytetit të Skraparit. Prej disa orësh qarkullimi është bllokuar në zonën e fshatit Buzuq, ku shkarjet e masiveve shkëmbore kanë rënë mbi rrugë, duke penguar kalimin e mjeteve. Strukturat përkatëse raportohet se ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e aksit dhe rikthimin e lëvizjes normale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dëmtimi i rrugës ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e këtij segmenti, i cili konsiderohet një lidhje e rëndësishme mes zonave të Skraparit dhe Përmetit. Ende nuk ka një reagim zyrtar mbi shkaqet e çarjes së asfaltit, ndërsa pritet një verifikim teknik për të përcaktuar nëse dëmtimi lidhet me kushtet atmosferike, lëvizjet e tokës apo probleme në ndërtimin e rrugës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mund të ndodhë që ka fenomene gjeologjike, por po ndodhin paksi shumë rrugë që po rrëzohen!

Çarja dhe shembja e një pjese të aksit nacional Skrapar–Përmet, një rrugë e përfunduar vetëm në vitet e fundit ka rikthyer edhe një herë një pyetje që shqiptarët e bëjnë sa herë dëmtohet një investim publik: pse nuk ndërhyn menjëherë prokuroria?

Rruga është ndërtuar me fonde publike dhe është realizuar nga kompania “Salillari”. Sot, vetëm pak vite më pas, asfalti çahet në mes të segmentit dhe një pjesë e trupit rrugor shembet. Ndërkohë qytetarët përballen me bllokim qarkullimi, rrezik sigurie dhe kosto të reja riparimi që zakonisht paguhen sërish nga taksat e tyre.

Mund t'ju interesojë

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrtohet mbyllja e fabrikave

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrt...

Para 6 orësh
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 18 orësh
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 18 orësh

Në çdo vend normal europian, një rrugë që dëmtohet kaq shpejt do të aktivizonte automatikisht tre mekanizma: kontroll teknik, përgjegjësi kontraktuale dhe hetim penal të mundshëm. Në Shqipëri zakonisht ndodh vetëm i pari — dhe shpesh edhe ai zgjat pafund.

Argumenti zyrtar është se prokuroria nuk mund të hetojë pa një ekspertizë teknike që të përcaktojë shkakun e dëmtimit. Mund të jetë rrëshqitje toke, problem gjeologjik, projekt i gabuar ose cilësi e dobët punimesh. Por pikërisht këtu qëndron problemi shqiptar: ekspertizat shpesh vonohen, përgjegjësit shpërndahen dhe në fund askush nuk mban përgjegjësi.

Sepse në realitet, kur një rrugë dështon, përgjegjësia nuk është vetëm e firmës ndërtuese. Në zinxhir janë edhe projektuesit, supervizorët, institucionet që kanë kontrolluar punimet dhe zyrtarët që kanë firmosur marrjen në dorëzim të investimit. Dhe sa më shumë hallka të ketë, aq më lehtë humbet përgjegjësia.

Jemi deshmitarë se si disa rrugë ndërtohen nga kompanitë private pa kushte teknike, hedhin ca zhavorr nga lumi që mbetet pasuri publike dhe me pas një shtresë të hollë asfalti dhe futin miliona euro fitime në xhepat e tyre. Ose, dyshimet, janë derisa nuk kanë kontrolle të cilësisë së ndërtimit, mund të kenë paguar ryshfete zyrtarëve përkatës.

Një rrugë kombëtare nuk ndërtohet për pesë apo gjashtë vite jetëgjatësi. Ajo duhet të zgjasë dekada. Kur dëmtohet kaq shpejt, lind automatikisht dyshimi për cilësinë e punimeve ose për mënyrën se si janë përdorur fondet publike.

Kjo është arsyeja pse mungesa e një hetimi të menjëhershëm krijon mosbesim. Sepse në Shqipëri rrugët shpesh shemben, por rrallëherë shemben përgjegjësit.

Nëse ekspertiza do të tregojë se dëmtimi lidhet me faktorë natyrorë, atëherë shteti duhet ta shpjegojë qartë. Por nëse rezulton se ka probleme ndërtimi apo mosrespektim projekti, atëherë prokuroria nuk ka më zgjedhje — duhet të hetojë jo vetëm kompaninë zbatuese, por gjithë zinxhirin e vendimmarrjes.

Sepse në fund nuk bëhet fjalë vetëm për një rrugë të çarë. Bëhet fjalë për mënyrën se si trajtohen paratë publike dhe për një pyetje të thjeshtë që ende pret përgjigje: kush mban përgjegjësi kur investimet shtetërore dështojnë kaq shpejt?

Firma “Salillari” duhet të jap një shpjegim jo vetëm prokurorisë, por edhe publikut.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 5 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 5 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 5 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 5 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 5 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 10 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 13 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 6 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.