U përfshinë në aksidente, në pranga shoferët e dehur

Edhe pse Durrësi është një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, në rrugë shoferët lëvizin jashtë çdo norme të lejuar, madje edhe nën efektin e alkoolit. 4 drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ku 2 prej tyre u përfshinë dhe në aksident.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap në aksin rrugor Shijak-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l si dhe shtetasi S. I., 48 vjeç, banues në Qerret, i cili u kap në lagjen Nr. 17 duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, në masën 0.97 mg/l.

Në pranga përfundoi edhe shtetasi me inicialet M. H., 48 vjeç, banues në Shijak, i cili në lagjen nr. 13 duke drejtuar mjetin tip “Wolkswagen” është përplasur me mjetin e parkuar tip “Volvo”, ndërsa rezultonte i dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu policia arrestoi dhe shtetasin me inicialet G. D., banues në Karpen, pasi në segmentin rrugor Maminas-Shilore, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Seicento”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. B., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?