U përjashtua nga PD-ja, Spaho: Nga Basha pres çdo gjë

Edmond Spaho është një nga të përjashtuarit e Lulzim Bashës nga partia. Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, thotë se vendimin e quan të pavlefshëm pasi për të ajo Kryesi për të nuk ekziston.

“Në fakt nuk ka ekzistuar që me statutin e miratuar në korrik, pasi nuk u zbatuan kriteret statutore të zgjedhjes me dy kandidatura, 60 % e saj u emërua nga Lulzim Basha, përfshirë funksionet e tjera politike”, tha Spaho.

Spaho tha se ai dhe kolegët e tij do të vazhdojnë të zbatojnë vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit, i cili, sipas tij, do ta riorganizojë PD me Komisionin e Rithemelimit për një PD më të fortë.

“Në 8 vitet e fundit degjeneroi në pikëpamje të vlerave, shkoi nga humbja në humbje, në pushtetin e një personi të vetëm që vendimet i merr vetë. Nga Basha çdo gjë e pret, njerëz të armatosur që ne i kemi dokumentuar me foto me emra, të cilët nga zyra e tij dhe sulmuan anëtarët e PD. Keni parë të plagosurit që u dilte gjak nga hundët dhe gazi lotsjellës hidhej nga brenda selisë, madje edhe xhamat thyheshin nga brenda hidhej gazi lotsjellës”, tha Spaho për ”A2cnn”.

SHKARKO APP