U përplas nga një makinë dhe u la në rrugë, gjendet i pajetë i riu shqiptar në Torino

Një 36-vjeçar shqiptar, me banim në provincën e Cuneo, u gjet i vdekur të dielën, 19 janar 2020, përgjatë rrugës provinciale që të çon nga Stupinigi për në Orbasano, në lokalitetin Stupinigi di Nichelino.

Franko Gjinaj u gjet i pajetë nga disa shoferë të rastit që kaluan në atë zonë rreth orës 03:30. Karabinierët  mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet.

Nga një grumbullim i parë i fakteve, Gjinaj po kalonte rrugën kur është përplasur nga një makinë, drejtuesi i së cilës ka vijuar rrugën. Komanda provinciale e karabinierëve ka vendosur pika kontrolli në të gjithë zonën metropolitane të Torinos për kapjen e autorit të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?