U përpoq që të arrinte në Angli me not, emigranti gjendet i vdekur në brigjet e Belgjikës

Trupi i një emigranti nga Iraku, i cili u përpoq ta kalonte ngushticën mes Francës dhe Britanisë së Madhe përmes notit, është gjetur pa shenja jete në brigjet e Belgjikës.

Emigranti 48 vjeç u gjet afër resortit Zeebrugge, i veshur me një jelek të improvizuar me shishe plastike dhe duke mbajtur një çantë të vogël me dokumentet e identifikimit. Lajmin e bëri të ditur zyra e prokurorit të qytetit Bruges.

“Është hera e parë që kemi gjetur një trup të imigrantit”, tha Carl Decaluëe, guvernatori i provincës perëndimore, Flanders.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët besojnë se burri vdiq ndërkohë që ishte nisur të notonte nga një plazh në Francën veriore drejt tokës britanike. Ata mendojnë se rrymat e ujit e kanë dërguar trupin e tij në territorin ujor të Belgjikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas një agjencie belge të lajmeve, ai ishte përpjekur të shkonte në Britani përmes notit pasi i ishte refuzuar kërkesa për azil në Gjermani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?