U plagos me thikë pas një konflikti, 17-vjeçari përfundon në spital në Korcë
Policia e Korçës ka njoftuar sjë adoleshent është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal, pasi ka mbetur i plagosur nga goditja me një mjet prerës.
“Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

