U plagos në sherrin ku u vra Martini, 14-vjeçari apel për ndihmë: Prindërit e mi janë të varfër!

Luis Meçe, 14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani me autor të dyshuar Mario Përlleshi, vijon të jetë ende në spital dhe ka kërkuar ndihë financiare për shpenzimet.

Përmes një “GoFoundMe” në emër të tij, është shpërndarë edhe mesazhi i Luisit, ku shprehet se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar spitalin, psikologen apo fizioterapisten.

Luisi tregon se është goditur 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri, teksa kujtojmë se në një intervistë të mëparshme televizive ai pretendon se kanë qenë dy autorët e ngjarjes dhe jo një siç pretendon Policia.

“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj për t’u shëruar. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.

Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund të shihni historinë time në Facebook, Instagram, lajmet se çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër“-thuhet në mesazh.

Për të dhuruar para për Luisin klikoni këtu.

SHKARKO APP