U plagos pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari në gjendje kritike

I plagosuri me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është në gjendje kritike për jetën. 28-vjeçari Liridon Rata u plagos me armë zjarri rreth orës 16:40 gjatë një konflikti për motive të dobëta nga një 44-vjeçar i identifikuar nga policia dhe i shpallur në kërkim.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar menjëherë prej andej me makinën e tij tip “Toyota Yaris”, ndërsa 28 vjeçari u dërgua menjëherë në spiatal për të marrë ndihmën mjekësore.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?